MENU
klinika

Ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave

Kancelarja Angela Merkel takon kryeministrin Edi Rama

14.09.2021 - 10:58

Ka nisur ceremonia e pritjes për kancelaren gjermane Angela Merkel e cila po zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Merkel u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku sëbashku po marrin pjesë në ceremoni.

Kancelarja mbërriti më herët gjatë ditës së sotme në aeroportin e Rinasit ku u prit nga Ministrja e jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadori gjermane Petter Zingraf.

Kjo është vizita e fundit e Angela Merkel si kancelare në Ballkanin Perëndimor. Më vonë gjatë ditës së sotme, ajo do të zhvillojë takime dhe me 5 liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Zyra e shtypit të kryeministrisë ka njoftuar mbi axhendën e kancelares ku në orën 14:35 pritet një konferencë e përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis me takimin me Kryeministrin

Kancelarja Merkel viziton sot Tiranën

Policia blindon kryeqytetin, si devijohet trafiku

Vizita në Tiranë, mbërrin kancelarja gjermane Angela Merkel