MENU
klinika

Rrugët ku nuk duhet të “shkelni”

Kaos me trafikun në Tiranë, bllokohet Unaza

13.09.2021 - 12:31

Trafiku i rënduar është kthyer në një fenomen të përditshëm në Tiranë, por dita e sotme duket të jetë edhe më problematike në këtë drejtim.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, rrugët kryesore të Tiranë karakterizohen nga një trafik tepër i rënduar, ku për të shkuar nga një destinacion në një tjetër duhet të harxhosh orë të tëra, karburant dhe të kesh mjaft durim.

Boritë e makinave dëgjohën në çdo cep të kryeqytetit me shoferë të acaruar prej trafikut të madh, ku një pjesë e tyre bëhen shkak për vuajtjen e të tjerëve përmes mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

E gjithë Tirana duket të jetë me trafik të rënduar, por zonat më problematike aktualisht janë e gjithë unaza e mesme e kryeqytetit me disa përjashtime të vogla në aksin “Zogu i Zi”- “21 Dhjetori”; Bulevardi Zogu i I, i cili është thuajse i bllokuar; Unaza e Madhe, kryesisht zona te “Shqiponja”; Rruga e Kavajës; Rruga e Elbasanit; Rruga e Dibrës, etj.

Problematikë të veçantë paraqesin në këto situata edhe autoambulancat me të sëmurë, të cilët duhet të presin në trafik, ndërkohë që rrezikohet jeta e pacientëve.