MENU
klinika

Skenare me bashkëpunëtorë? Çfarë thotë avokati i pilotit?

Priten detaje të reja mbi vrasjen tronditëse në Greqi

05.09.2021 - 10:07

Zhvillime intensive priten këtë javë mbi rastin e vrasjes brutale të Caroline nga burri i saj, Babis Anagnostopoulos, në shtëpinë e tyre në Glyka Nera.

Siç tha për SKAI avokati i autorit Alexandros Papaioannidis, brenda javës do të kemi rezultatet nga kamerat, tabulatet telefonike si dhe llogaritë bankare për të sqaruar motivet e krimit të rëndë që tronditi të gjithë Greqinë.

“Është një javë gjatë së cilës çështja po evoluon. Po presim raporte për llogaritë e fshehta bankare, bisedat telefonike por edhe kamerat që do të konfirmojnë pretendimet e klientit tim”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai mohoi kategorikisht skenarët për bashkëpunëtorë, duke i konsideruar si mite. I pyetur për motivet e autorit të krimit, Papaioannidis vuri në dukje se “ishte një krim i shkaktuar nga ngjarjet e asaj nate”.

Së fundi, ai nënvizoi se çështja që lidhet me kujdestarinë e fëmijës do të shqyrtohet më 7 tetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Babis është ekstrem, jashtëzakonisht i rrezikshëm!"

Krimi që tronditi Greqinë, mediat publikojnë pjesë nga ditari i Caroline

"Kërkoni ndjesë! Krimi nuk u bë nga një shqiptar"

Zv.kryeministri shqiptar kritikon mediat greke

Makina e dyshimtë, misteri dhe pyetjet pa përgjigje

“Bomba” për vrasjen e Caroline