Është sezoni i peshoreve dhe pa diskutim që ato duan të lavdërohen gjatë kësaj periudhe (në fakt gjatë gjithë vitit). Njihen si shenjat më të drejta, e në fakt dinë më së miri të ruajnë ekuilibrin në jetën e tyre, dhe në çdo lloj marrëdhënieje. Sigurisht nëse do të kishte një moto për peshoret, do të ishte “Paqe në botë”, pasi njihen si diplomate, paqësore, e ndonjëherë edhe lajkatare.
Disa prej karakteristikave të mësipërme, me siguri do t’i gjeni te disa nga personazhet shqiptarë të lindur në shenjën e Peshores, të listuar më poshtë:
Greta Koçi, 26 shtator
Sara Berisha, 26 shtator
Noizy, 27 shtator
Fjodora Fjora, 29 shtator
Mozzik, 29 shtator
Amir Shahini, 4 tetor
Gashi, 4 tetor
Jonida Aliçkolli, 10 tetor
Florjan Binaj, 12 tetor
Aurela Gaçe, 16 tetor
Isli Islami, 17 tetor
Lori Hoxha, 19 tetor
Enca, 19 tetor
Valdrin Sahiti, 19 tetor
Në fakt, larg showbizzit, edhe shumë prej liderëve historikë në politikën shqiptare, janë të shenjës së peshores. Diktatori Enver Hoxha ka qenë Peshore, Ahmet Zogu po ashtu, si dhe lideri historik i PD, Sali Berisha. Ndaj jo më kot thuhet se kjo shenjë ka lindur për postet drejtuese, me aftësitë e tyre bindëse, dhe negociuese në çdo situatë.
/News31