Met Gala është një nga netët më të mëdha në botën e modës
Galaja, e njohur zyrtarisht si përfitim i Institutit të Muzeut Metropolitan të Artit të Kostumeve, është një ngjarje, e cila zyrtarisht fillon ekspozitën vjetore të modës të Muzeut Metropolitan në New York City.
Çdo vit, tema e gala -s lidhet me ekspozitën.
Tema e Met Gala të këtij viti ishte “Në Amerikë: Një leksik i modës”, duke nderuar 75 vjetorin e Institutit të Kostumeve dhe duke festuar modën moderne amerikane.
E nisim me atë që erdhi në fund, Divën, Rihannën.Secila nga shtatë paraqitjet e saj në këtë event ka qenë e paharrueshme.Ajo e mbylli natën me një pardesy mahnitëse “Balenciaga” duke e kombinuar me një kapelë
Rita Ora vezulloi në mbrëmjen e Met Gala 2021, shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi. Rita dukej e mahnitshme në një veshje të markës “Prada” me stoli plotësuese diamanti, por është unaza në gishtin e saj të fejesës, që i bëri të gjithë t’i hedhin asaj një shikim të dytë.
Jennifer Lopez, 52 vjeç, merr gjithmonë vëmendjen në natën më të madhe të Vogue. Paraqitja e saj e parë ishte në 2004 dhe ajo ka marrë pjesë pothuajse çdo vit që nga ajo kohë. Lopez erdhi me një fustan sexy nga Ralph Lauren.
E bën përsëri! Kim Kardashian vendosi të vijë e mbuluar kokë e këmbë në MET GALA 2021.
Kendall Jenner super sexy me Givenchy
Gigi Hadid rrëmben vëmendjen me Prada
Fansa të muzikës latine?! Ylli kolumbian Maluma shihet si asnjëherë më parë në MET GALA i veshur me ngjyrën e dashurisë
Nuk është hirushja, por Billie Eillish! Këngëtarja 18 vjeçare erdhi me një fustan klasik nga Oscar de La Renta.
Timothee Calamet vjen me një kostum të bardhë nga Haider Ackermann
Modelja e famshme Cara Delvinge përzgjodhi markën Dior.