MENU
klinika

Arsyeja

Kim Kardashian ka qarë shumë së fundmi, por pse?!

11.09.2021 - 08:10

Kim Kardashian është një nja motrat Kardashian-Jenner më të njohura dhe më të dashura, për të mos thënë më e njohura nga të gjitha. Ajo shpeshherë ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram detaje lidhur me fëmijët e saj, dhe duket se, nëna e përkushtuar, ka bërë të njejtën gjë edhe këtë herë.

Kim Kardashian ishte shumë e shqetësuar pasi djali Saint theu krahun më 9 shtator. Yllin ndau fotografi nga spitali i djalit, të cilin e ka së bashku me Kanye West. Kim po përjeton një dhimbje pasi një nga fëmijët e saj pësoi një dëmtim fatkeq.

Ylli 40-vjeçar i “Keeping Up With the Kardashians” më 9 shtator, njoftoi ndjekësit e saj se djali 5-vjeçar Saint West, kohët e fundit kishte thyer krahun. Ajo postoi një fotografi të Saint në një karrige me rrota në spital ndërkohë që ishte i dëmtuar.

Kush mendoni se qau më shumë sot? Fëmija im theu krahun në disa vende sot. Unë nuk jam mirë.

Në foton e Saint i cili mbante veshur një gips në krah, ajo shkroi si më poshtë.

I gjori fëmijë

Kim ende nuk ka ndarë publikisht detaje të tjera rreth asaj që shkaktoi thyerjen e krahut. Saint është një nga katër fëmijët që Kim ka me ish-in Kanye West, së bashku me North West, Chicago West dhe Psalm West. Themeluesja e “SKIMS” u paraqit për divorcin nga reperi në shkurt, megjithëse ajo mori pjesë në një ngjarje promovuese muajin e kaluar për albumin e tij të ri, “Donda”. Siç tha një burim kohët e fundit për mediat e huaja prindërit më në fund kanë një marrëdhënie të mrekullueshme dhe Kim dëshiron të shijojë këtë kohë me familjen e saj.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat