MENU
klinika

'Ngec' në deklarimin e pasurisë

KPK shkarkon prokurorin Sali Hasa

03.09.2021 - 10:34

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Sali Hasa. Ky i fundit nuk ishte në seancë gjatë komunikimit të vendimit.

Sjellim në vëmendje që trupi gjykues konstatoi deklarime të pasakta të pasurive të vendosura ndër vite, duke fshehur burimet e tyre.

Bëhet fjalë për disa apartamente në pronësi të tij, për të cilat nuk ka burime financiare. Relatori Ilia tha se zyra e hipotekës Kavajë ka konfirmuar se Hasa e ka shitur tokën në vitin 2004, por nuk ka dokumentacion për shitjen e karabinasë me sipërfaqe ndërtimi 130 m2 në shumën 2.5 milionë lekë.

Gjatë seancës, relatori deklaroi se prokurori duket se nuk e ka deklaruar qëllimisht para noterit shitjen e karabinasë. Për këtë arsye, subjekti është në pamundësi financiare për blerjen e një apartamenti në Durrës, i blerë në vitin 2005, i deklaruar në shumën e 1.7 milionë lekëve.

Nga hetimi rezultoi kontrata për porosinë e apartamentit është bërë në vitin 2001 me shumën e 50 mijë dollarëve. Problematika janë evidentuar për një apartament në pronësi të prokurorit Hasa në Sarandë me një sipërfaqe 90 m2 , i cili ka kushtuar sipas deklarimit 3.9 milionë lekë.

Edhe në këtë rast, apartamenti është blerë me çmim më të ulët se ai i tregut. Problematika janë shfaqur edhe blerja e 5 automjeteve, ku njëri prej tyre ishte blerë 850 euro nga djali i prokurorit dhe ishte shitur për 4 milionë lekë të vjetër.

Një makinë tjetër ishte blerë me një hua prej 1 milion lekësh. Sipas KPK-së, Hasa nuk ka arritur të provojë mundësinë financiare të huadhënësit. Më 3 shtator, KPK pritet të shpallë vendimin ndaj prokurorit Hasa.

Janë rreth 300 gjyqtarë dhe prokurorë që presin t’i nënshtrohen procesit të vetingut, ndërsa atë e kanë kaluar tanimë 421 gjyqtarë e prokurorë, ku vetëm 171 prej tyre janë konfirmuar në detyrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy kriteret i ranë pas arrestimit për korrupsion

Prokurori Hasa i nënshtrohet vetingut nga qelitë e burgut