MENU
klinika

Kosovë

Krasniqi: Varianti “Mu” i COVID-19 ende nuk është identifikuar

04.09.2021 - 08:47

Drejtori i SHSKUK-së në Kosovë, (Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës), Valbon Krasniqi, thotë se në vendin e tij ende nuk është identifikuar varianti i ri i Covid-19. Së fundi, me variantin ‘Mu’ u identifikuan disa raste në Ballkan.

“Tani për tani në Kosovë nuk është identifikuar dhe nuk kemi informata për dyshime për ndonjë variant të tillë të mundshëm. Kemi lexuar dhe kemi parë që mbase mund të jetë edhe në Ballkan ose në Greqi ishin disa raste me variantin e ri”, thotë Krasniqi.

“Në këto momente ne primare kemi të luftojmë këtë pandemi dhe valë epidemiologjike dhe të kalojmë këtë valë që e kemi”, shtoi ai për RTV21.

“Pa marrë parasysh çfarëdo variante të tjera të mundshme që do të paraqiten në periudhën e ardhshme në muajt e ardhshëm përderisa i takon familjes së koronavirusëve dhe përderisa përhapet në forma ajrore dhe sulmon organet respiratore masat e parandalimit dhe luftimit do të mbesin të njëjta”, tha Krasniqi.