MENU
klinika

LSI dhe Berisha mbeten “jashtë”

Krijohen zyrtarisht 4 grupet parlamentare në Kuvend, opozita u jep deputetë aleatëve

13.09.2021 - 17:40

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku kryetarja Lindita Nikolla ka njoftuar se deputetët janë ndarë në 4 Grupe Parlamentare.

Mazhoranca do të ketë Gruipin Parlamentar të Partisë Socialiste me 74 deputetë, ndërsa opozita do të ketë 3 Grupe Parlamentare:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me kryetar Alfred Rushajn

Grupi Parlamentar për Demokraci dhe Integrim, 7 deputetë, kryetare Mesila Doda

Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim me kryetar Fatmir Mediun

Ndërkohë 4 deputetët e LSI-së dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk janë pjesë e asnjë Grupi Parlamentar, ashtu si edhe 3 deputetët e PSD-së.

Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim:

Fatmir Mediu, Kryetar

Agron Duka, nënkryetar

Merita Bakiu, zëdhënëse

Elda Hoti, sekretare

Vangjel Dule, anëtar

Emilja Koliqi, anëtar

Dashamir Shehi, anëtar

Grupi Parlamentar për Integrim:

Mesila Doda, Kryetar

Ilda Dhori, nënkryetar

Andia Ulliri, zëdhënëse

Nusret Avdulla, sekretar

Shpetim Idrizi, anetar

Selaudin Jakupllari, anëtar

Kasem Mahmutaj, anëtar