MENU
klinika

“Pas Lasgushit e Migjenit, mbërriti edhe Naimi”

Kryeministri Rama: Shkon në tre numri i avionëve të flotës “Air Albania”

08.09.2021 - 19:11

Kryeministri Edi Rama bën me dije se avionëve të linjës ajrore “Air Albania”, i është shtuar edhe “Naimi”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se pas “Lasgushit” e “Migjenit”, dhe frenimit nga periudha e pandemisë, ka shkuar në 3 numri i avionëve në florën e kompanisë sonë të flamurit.

POSTIMI

Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit