MENU
klinika

Greqia ul taksat

Kryeministri shpall masat ekonomike lehtësuese

12.09.2021 - 12:00

Në fjalimin me të cilin ka hapur Panairin e 85 Ndërkombëtar të Selanikut kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paraqitur politikën ekonomike të qeverisë së tij për dy vitet e ardhshme dhe ka njoftuar shkurtime të taksave si dhe një sërë masash për familjet në nevojë.

Në konsultim me stafin financiar, ne po shpallim sot përmirësimin e synimit te rritjes ekonomike për vitin 2021 nga 3.6% në 5.9%. Lajme inkurajuese

edhe për bizneset: Tatimi mbi të ardhurat zvogëlohet nga 24% në 22% në mënyrë të përhershme”, tha ai.
Gjithashtu Mitsotakis ka shpallur një plan veprimi kombëtar për të rinjtë të cilët sipas tij u rritën gjatë krizës ekonomike, përjetojnë karantinat si dhe krizën klimatike.

“Që tani e tutje, të rinjtë deri në moshën nga 29 qe nuk kane punuar asnjehere, nese punësohen me kohe te plote, do të subvencionohen nga shteti me 1,200 euro për 6 muaj. 600 do të shkojnë tek punëdhënësit për uljen e kostove të pagës, dhe 600 të tjerat do t’u jepen atyre përveç pages qe do marrin”, tha ai.

Duke theksuar se përgjigja e vetme ndaj pandemisë është vaksinimi, Mitsotakis ka premtuar stimuj tek të rinjteë nga 15-17 vjeç që do të vaksinohen 50 GB internet dhuratë .

Ndërkohë gjatë gjithë pasdites të së shtunës mbi 22 000 vetë pjesëtare të sindikatave të ndryshme kanë protestuar në rrugët e Selanikut kundër rritjes së çmimeve, papunësisë dhe politikave ekonomike qeveritare.

Mbi 3500 të tjerë kanë protestuar ndaj vaksinimit të detyrueshëm, një protestë e cila degjeneroi në dhune dhe forcat policore janë detyruar t’i shpërndajnë protestuesit me gaz lotsjellës dhe makinën e ujit me presion.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi