MENU
klinika

Ndeshja e Champions

Kundër Milanit, pamjet që fundosin arbitrin turk

29.09.2021 - 19:23

Milan u rikthye në shtëpi për të luajtur një ndeshje Champions League dhe bëri një paraqitje shumë të mirë, por që ia prishi gjyqtari turk Cüneyt Çakir. Në vitin 2021, me VAR dhe teknologjinë në dispozicion, gabime si ato te Cakir ndaj Milanit janë të papranueshme.

Në minutën e 93-të Milan-Atletico Madrid, 1-1 rezultati, gjyqtari Cakir vërshëllen një penallti në favor të Colchoneros. Aksioni duket i rrëmujshëm, por gjyqtari nuk ka dyshime dhe cakton penalltinë për mysafirët.

Përsëritjet e para të drejtpërdrejta sqarojnë dyshimet: Pierre Kalulu prek pa dashje topin me dorën e tij, por është Lemar ai që e hedh atë me dorën e majtë, duke e goditur së pari me parakrahun…

Pas një kontrolli të gjatë në kufje me VAR, gjyqtari konfirmon vendimin e tij: një penallti, të cilën Suarez e realizon më pas për fitoren përfundimtare të skuadrës së Simeones. Vështirë të komentohet, ka zemërim dhe zhgënjim, por imazhet flasin vetë, faulli u krye nga Lemar dhe jo nga Kalulu.

Fabio Capello në studiot e Sky komentoi: “Ndeshja u prish nga gjyqtari, mendoj se ai nuk është në nivelin e duhur. Ajo që ndodhi në San Siro është shumë serioze”.

Dhe Don Fabio e kuptoi mirë: një ndeshje e Ligës së Kampionëve, e cila u sjell dy skuadrave çmime UEFA në rast të fitores ose barazimit, u kushtëzua nga një gabim nga gjyqtari dhe dhoma VAR.

Çfarë panë në monitor? Përsëritja e transmetuar në TV, drejtpërdrejt dhe pas loje, duket shumë e qartë! Por, ka edhe gabime te tjera dhe një video e publikuar në rrjetet sociale i konfirmon! Shikojini dhe gjykoni vetë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN