Ishte 14 qershori 2017 kur Lulzim Basha ka shkuar për herë të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që atëherë, kanë kaluar plot 4 vite. Lulzim Basha ka qenë në atë kohë kryetar i opozitës ndërkohë që Shqipëria bëhej gati për të hyrë në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, zgjedhjet parlamentare.
Ish-kreu i opozitës Lulzim Basha doli në një foto me presidentin e Amerikës atëkohë Donald Trump. Ndërkohë në njoftimin për shtyp nga selia blu, shkruhej për një “Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”.
Basha qëndroi në SHBA për Javën e Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve.“Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka përmbyllur ai përshkrimin e fotografisë në 14 qershor 2017.
Ndërkohë gazeta “Tema” aludoi atëkohë se këto takime të liderit të opozitës ishin shkak i lobingjeve të kreut të PD dhe jo një ftesë zyrtare e Departamentit të Shtetit.
Për hërë të parë faktin që Lulzim Bashës i është refuzuar viza amerikane e ka përmendur Edith Harxhi në 28 maj 2021 në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në TV Klan. Zonja Harxhi tha se kishte informacione të besueshme që kreu i PD nuk e viziton dot Uashingtonin. Edith Harxhi tha se Basha vetë ka tentuar disa herë për të shkuar në SHBA për të marrë pjesë në kongrese dhe nuk I është dhënë viza amerikane. Ndërkohë për vizitën e qershorit 2017 dhe fotografinë me Trump, Harxhi deklaroi se janë paguar para dhe për këtë është hapur çështje, si në SHBA, ashtu edhe në Shqipëri.
Postimi i Bashës në 2017