Vranësira të dendura dhe rrebeshe afatshkurtra shiu kanë dominuar territorin shqiptar që nga orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sinoptikania e Meteoalb, Adiola Bani tha se këto kushte atmosferike do na shoqërojnë gjatë gjithë ditës pasi vranësirat e shpeshta herë pas here do pësojnë zhvillim duke sjellë reshje në formën e rrebesheve. Më të dukshme rebeshet do jenë në gjysmën lindore të vendit.
Sa i përket temperaturave të ajrit mëngjesi i sotëm ka sjellë një freskim të lehtë ku gjithashtu gjatë mesditës do ketë rënie temperaturash. Maksimumi në rang territori nuk do jetë mbi 27 gradë celcius.
Edhe e premtja mbetet me mot të paqendrueshëm. Vranësira të shpeshta që herë pas here do djellin reshje të pakta e të izoluara në gjysmën lindore të Shqipërisë do jenë prezente gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet përmirësim i motit gjatë pasdites se te premtes dhe orëve të mbrëmjes. Temperaturat te premtn gjithashtu do sjellin rënie të lehtë ku maksimumi do jete deri ne 26 grade celcius.