MENU
klinika

Situata në veri

Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

26.09.2021 - 10:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim liderët e partive opozitare në vend. mediat në Kosovë bëjnë me dije se takimi i Kurtit me drejtuesit e partive opozitare është thirrur për ditën e sotme.

Ky takim pritet të mbahet pas takimeve të zhvilluara shtatë ditëve të fundit në veri të vendit. Ende nuk është bërë e ditur koha e takimit të Albin Kurtit me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së Lumir Abdixhiku si dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Të hënën e kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim për reciprocitet me Serbinë në kuadër të targave.

Kësisoj secili automjet që futet në Kosovë duhet paraprakisht të bëjë ndërrimin e targave zyrtare të Serbisë me targat e përkohshme të vendit.

Përpos pikës kufitare në Jarinje dhe Bërnjak ku serbët kundërshtuan dhe në formë revolte vendosën edhe barrikada për të ndaluar lëvizjen e lirë, në pikat e tjera kufitare shumica e tyre ndërruan ato pa shkaktuar ndonjë problem.

Prej një jave në këto pika kufitare vazhdojnë të qëndrojnë ekipet e Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Kryeministri Albin Kurti ditë më parë deklaroi se mënyra e vetme për zgjidhjen e këtij problemi është që Serbia ti mbajë targat e veta dhe Kosova të saj, në mënyrë që secili shtet të ketë përfaqësimin e saj, por që padyshim një gjë të tillë e kundërshton fuqishëm shteti serb.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë