Nga Simon Shkreli
Kushdo që lexon për Shkodrën mahnitet me historinë dhe me atë çfarë ofron ky qytet si nga ana historike e kulturore ashtu edhe nga pasuritë natyrore. I rrethuar nga tre lumenj dhe me liqenin më të madh në Ballkan ofron shumë çka teksa lexon në faqet e internetit apo edhe në broshurat e ofertave turistike. Ndërsa krejt ndryshe është situata nga afër. Brigjet e lumenjve janë kthyer në vende depozitim mbeturinash…
Në lumi Drin në fshatin Ashtë në një sipërfaqe prej 500 metra vijë lineare, shihen qartë mbeturinat e depozituara së fundmi…
“Dëmet janë të mëdha”, shprehet Ervis Krymi pedagog në Universitetin e Shkodrës.
Nga ana tjetër gjendja është alarmante edhe në brigjet e Liqenit të Shkodrës ku peshkatarët shprehen se përveç se depozitohen pa ndërprerje plehra dëmtohet edhe peshkun në liqen…
Vija e Vrakës është zona ku ka dhe përqendrimi më të madh i mbeturinash që përkon dhe me zonën e sipërme të bregut të Liqenit të Shkodrës.
Sipas profesorit të Gjeografisë Ervis Krymi situata më problematike është në brigjet e liqenit dhe lumenjve në afërsi të zonave urbane.
Mbetjet vazhdojnë të digjen prej tre muaj në bregun e lumit Kir, ndërsa deri tani nuk ka reagim të institucioneve.
Gjendja është shqetësuese dhe me pasoja të rënda dhe do këtë ndikim afatgjatë në ekosistemin e Shkodrës.
Ndotjet shkaktohen nga papërgjegjshmëria e banorëve të këtyre zonave që brigjet e lumenjve dhe të liqenit i kanë kthyer në mini landfille duke mos pasur shqetësimin e institucioneve, që duhet të merren me kontrollin dhe ruajtjen e territorit.