MENU
klinika

Balla zhvendoset në Fier, Gjiknuri “merr” Elbasanin

Kush janë emrat e rinj dhe lëvizjet surprizë të Ramës

02.09.2021 - 12:39

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë Kombëtare kryeministri Edi Rama prezantoi drejtuesit e rinj politikë të PS-së në qarqet e vendit.

Bie në sy zhvendosja e Taulant Ballës nga qarku i Elbasanit në atë të Fierit. Në Elbasan shkon ish-ministri Damian Gjiknuri, ndërkohë që Arben Ahmetaj do të drejtojë Vlorën.

Elisa Spiropali zhvendoset në Veri të vendit, në qarkun e Kukësit. Një emër i ri është Edona Bilali në Shkodër, e cila i zë vendin Ilir Beqajt.

Ndërkaq, Mirela Kumbaro zëvendëson Bledi Çuçin në Gjirokastër, ndërsa ky i fundit spostohet në Berat. Asnjë surprizë në Tiranë, ku kryeqyteti i besohet kryebashkiakut Veliaj.

EMRAT

Fier, Taulant Balla

Elbasan, Damian Gjiknuri

Vlorë, Arben Ahmetaj

Shkodër, Edona Bilali

Kukës, Elisa Spiropali

Durrës, Ardian Çela

Berat, Bledi Çuçi

Gjirokastër, Mirela Kumbaro

Dibër, Ulsi Manja

Lezhë, Blendi Klosi

Tiranë, Erion Veliaj

Korçë, Niko Peleshi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN