MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kush rrezikohet më shumë nga mungesa e vitaminës D?

25.09.2021 - 09:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Kush rrezikohet më shumë nga mungesa e vitaminës D?

Mjeku:Punët në ambiente të mbyllura
Nëse punoni për orë të gjata në ambiente të mbyllura atëherë me siguri nuk keni mundësi të shfrytëzoni orët më të mira për përthithjen e rrezeve ultravjollcë B. Nëse keni një punë të tillë, atëherë me siguri keni mungesa të vitaminës D.

Mosha
Organizmi i personave mbi 55 vjeç nuk i transformon rrezet ultravjollcë B në vitaminë D, ndaj këto grupmosha kanë nevojë për suplementë.

Pigmenti i Lëkurës
Njerëzit, lëkura e të cilëve, ka pigment më të errët, kanë në organizëm sasi të mëdha melanine. Kjo e fundit ngadalëson ritmet e përthithjes së rrezeve ultravjollcë B dhe kthimin e tyre në vitaminë D.

Dietat
Njerëzit që janë veganë, vegjetarianë dhe kanë tolerancë të ulët ndaj laktozës kanë vështirësi në ruajtjen e niveleve të duhura të vitaminës D në organizëm, ndaj duhet të marrin suplementë. Mungesat e vitaminës D shoqërohen me dobësim kockash, sëmundje, dhimbje muskulare dhe inflamacion./

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim