MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Lajçak: Sot do të takohem me Kurtin dhe Vuçiç

01.09.2021 - 11:12

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot do të takohet veçmas në Bled të Sllovenisë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Ky takim do të bëhet me qëllim të përgatitjes së takimit në mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë.

Lajcak ka thënë se çdo bisedë është e nevojshme, sepse ka gjëra të reja që ndodhin çdo ditë.

“Ne duhet të pajtohemi në atë se si ta përgatisim takimin e kryenegociatorëve, temat dhe çështjet e takimit. Jeta vazhdon dhe ne duhet t’i ndjekim zhvillimet”, ka thënë Lajcak.

Në Bled të Sllovenisë janë duke qëndruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Asgjë nuk ka mbaruar derisa gjithçka të ketë mbaruar”

Lajçak: Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe…

“Beogradi-Prishtina: Pa besim nuk ka zgjidhje”

Lajçak: Kosovë – Serbi, një kompromis i dhimbshëm!