Në momentin më të mirë për Milanin, vjen lajm i keq në funksion të ndeshjes në transfertë kundër Liverpool-it, pikërisht në sfidën inaguruese të Champions League për këtë sezon.
Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë i pranishëm në takimin në “Anfield Road”. Sulmuesi suedez është ndalur për shkak të shpërthimit të inflamacionit në tendinën e Akilit. 40-vjeçari u kthye në fushë të dielën kundër Lazios për herë të parë, pasi pësoi dëmtimin e gjurit në maj, duke gjetur gjithashtu rrugën e golit.
Tani vjen lajmi i papritur për një ndalesë të re të bomberit kuqezi. Vërtet i pafat Ibra, që vetëm dëmtimet po e ndalin, pasi në fushë sa herë që hyn, tregon klasin e tij.
Adding the final touches ahead of our #UCL debut! 👌
Si lavora sugli ultimi dettagli in vista di #LiverpoolMilan 👌#SempreMilan
Brought to you by @BitMEX pic.twitter.com/JDL0zi5Ym0— AC Milan (@acmilan) September 14, 2021