MENU
klinika

Ja ku janë zhvendosur ata dhe si do të akomodohen

Largohen nga Qyteti Studenti rreth 300 afganë

01.09.2021 - 19:02

Qytetarët afganë që pak ditë më parë u strehuan në Qytetin Studenti janë larguar pasditen e sotme. Sipas News24, rreth 300 afganë janë zhvendosur në Lezhë.

Mësohet se ata janë strehuar në struktura hotelerie të qytetit të Lezhës. Ndërkohë, mësohet se në Qytet Studenti afganët akomodohen, derisa plotësojnë dokumentet për mbrojtjen e përkohshme.

Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur 607 refugjatë nga Afganistani. Një pjesë e tyre janë strehuar në strukturat hoteliere në qytetin e Durrësit.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të presë përkohësisht rreth 4 mijë afganë, të cilët për shkak të regjimit të talebaneve kanë braktisur vendin.

Po ashtu, Rama është shprehur se kush dëshiron, mund të qëndrojë edhe përgjithmonë në vendin tonë.