MENU
klinika

“Delta” shton rastet e infektimeve

Lezha në hartën e kuqe!

05.09.2021 - 11:05

Nga varianti i ri “Delta”, Lezha u kthye në hartën e zonës së kuqe të infeksioneve.

Mjeku infeksionist në Spitalin Rajonal të Lezhës, Martin Marku thotë se situata është shqetësuese pasi rastet ditore të pacientëve të prekur nga Covid 19 janë në rritje.

Marku thotë se situata është po e njëjta me atë kur vendi ishte në kulmin e pandemisë. Problem sipas tij, mbeten rastet që hezitojnë të shkojnë drejt spitaleve Covid në Tiranë, duke krijuar kështu fluks të shtuar në urgjencë.

Në Lezhë nga statistikat më të fundit rezultojnë 688 raste aktive të personave të prekur me Covid 19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ulen infeksionet, mbyllet edhe spitali Covid 3

Këtë javë nis vaksinimi për punonjësit e transportit!