MENU
klinika

Akuza për korrupsion

Lihen në burg drejtori i IKMT-së në Dibër

12.09.2021 - 13:23

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar la caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për drejtorin e IKMT në Dibër, Lutfi Miftarin dhe Eljo Elezin, adminstrator i kompanisë “H4 CHROM”.

Të dy akuzohen për korrupsion. Arrestimi i tyre u bë me 10 shtator, gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Bankomati”.

“Arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi Miftari në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi E. E, adminstratori i kompanisë , shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera”– njoftonte policia pas operacionit nën drejtimin e SPAK.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtëpinë e kishte të mbushur me euro, dollarë dhe lekë

Arrestohet drejtori i IKMT në Dibër