MENU
klinika

Me 79 vota pro

Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë!

10.09.2021 - 18:36

Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit të republikës së Shqipërisë. Ajo ka marrë 79 vota pro, nga 71 që i duhen për t’u zgjedhur dhe 4 kundër.

Kujtojmë që shumica e demokratëve zgjodhën që të grisin fletët e votimit ndërsa pjesa tjetër u largua po votuar.

Të ndarë nga demokratët kanë qenë aleatët opozitarë të LSI, të cilët nuk i janë bashkuar grisjes së fletëve të votimit.