Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike.
Basha foli edhe për vendimin e DASH për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD Sali Berisha si dhe kërkesën e ambasadores amerikane Yuri Kim, duke thënë se ky ishte një nga momentet më të vështira për të dhe për PD.
Ai njoftoi se Sali Berisha është përjashtuar nga grupi i PD-së.
“Kam vendosur që deri në përfundim të shyqrtimit të kërkesës ligjore për transperencë dhe zbardhjes së kësaj çështje zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD”, tha Basha.
“Ne i kosniderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishë. Zoti Berisha ka bërë të qartë se kjoë shtë çështje personale e tij ku PD nuk duhet të përfshihet”, tha ndër të tjerash kryedemokrati.