MENU
klinika

“Një nga momentet më të vështira për mua”

Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga PD

09.09.2021 - 20:26

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike.

Basha foli edhe për vendimin e DASH për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD Sali Berisha si dhe kërkesën e ambasadores amerikane Yuri Kim, duke thënë se ky ishte një nga momentet më të vështira për të dhe për PD.

Ai njoftoi se Sali Berisha është përjashtuar nga grupi i PD-së.

“Kam vendosur që deri në përfundim të shyqrtimit të kërkesës ligjore për transperencë dhe zbardhjes së kësaj çështje zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD”, tha Basha.

“Ne i kosniderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishë. Zoti Berisha ka bërë të qartë se kjoë shtë çështje personale e tij ku PD nuk duhet të përfshihet”, tha ndër të tjerash kryedemokrati.

"Asnjë tolerancë për rastet që shkelin rregulloren"

Manastirliu, e prerë me administruesit e provimeve dhe maturantët

Akuzohen se publikonin lajmet të rreme për denigrimin e drejtuesve të policisë

Lirohen nga qelia punonjësja e AMP-së dhe gazetari! Ç’deklaruan në gjyq

"Shqipëria mund të bëhet, nëse ka një qeverisje të re"

Basha publikon videon me propozimet e PD për luftën kundër korrupsionit

(VIDEO)/ Nën rrënoja dëgjohen zëra të njerëzve

Momenti i frikshëm kur shembet ndërtesa në Stamboll