18.09.2021 - 10:16
Një fuoristradë që qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është aksidentuar dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ndodhi në fshatin Labinot Fushë rreth orës 07:45. Mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në një kanal. Aksidenti është favorizuar dhe nga reshjet e shiut.
Mësohet se drejtuesi i automjetit ka marrë plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën .Ndërkaq policia ka dokumentuar ngjarjen për të zbardhur shkaqet që sollën këtë aksident.