MENU
klinika

Me fotot më “cute” nga pushimet

Marina Vjollca konfirmon gjininë e fëmijës?

01.09.2021 - 10:37

Pas shumë thashethemesh, Marina Vjollca konfirmoi ditë më parë se është në pritje të ëmbël. Ajo postoi foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke pranuar publikisht se është shtatzënë.

Moderatorja publikoi në Instagram dy foto të saj shumë të veçanta ku dallohej barku i rrumbullakosur. Më vonë po ashtu ajo postoi një foto me Ghetto Geasyn, i cili shihet duke i përkëdhelur barkun e Marinës.

“Ne të tre”, shkroi ajo përkrah fotos.

Para se Marina të konfirmonte shtatzëninë, “Prive” raportoi se ajo është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se pret të bëhet nënë e një vajze.

Ndërkohë, tashmë çifti po shijon pushimet në ishullin Seychelles dhe duket se po argëtohen shumë.

Së fundmi, Marina ka postuar disa foto nga bregdeti, ku shfaqet e veshur me rozë dhe nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur.

Moderatorja ka vendosur në kokë edhe një lule rozë, dhe po ashtu përshkrimin e fotos ka vendosur që ta shoqërojë me një lule në këtë ngjyrë duke konfirmuar në njëfarë mënyre se është në pritje të një bebusheje.


Ndërkohë pas lajmit të shtatzënisë në rrjet kanë nisur aludimet e ndjekësve se si dyshja mund të ia vendosin emrin të voglës së tyre dhe mbase mund të kenë rënë në “gjurmët” e duhura.

Para disa kohësh, Geti foli për biznesin e tyre me emrin “Marget”, një bashkim i tre shkronjave të para të emrave të tyre dhe po ashtu nuk përjashtoi mundësinë që këtë emër t’ja vendosin fëmijës që do të presin.

Akoma nuk dihet nëse kjo është zgjedhja e tyre për pagëzimin e bebushes që pritet të vijë në jetë, por kjo mbetet për t’u konfirmuar ose jo nga vetë çifti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN