MENU
klinika

Gjeneral * Ahmetaj

Maskarada e Bashës më 30 Gusht: “Turpi dhe marrja nuk kanë të sosur” !

01.09.2021 - 09:40

Së pari, më 13 Qershor, në vend që “ose të dilte komit për masakrën e zgjedhjeve”, ose të merrte përgjegjësitë për humbjen turpëruese të radhës, ri-emëroi vetveten Doknishot, ose Drejtor suprem të kompanisë së falimentuar më 25 Prill!

Së dyti, edhe në 30 Gusht, pa pik turpi dhe pa fare marre, riKryetari i çburrëruar nga humbjet, emëron ofiqarët si dhe listën e borderosë që do zëvendësojnë “bilbilGjuz-arët” me kamikazë të uritur për ti pirë edhe pikën e fundit të besimit publik te ish-PD!

Kështu, këto dy maskarada (13 Qershori & 30 Gushti) as më pak dhe as më shumë, janë funerali poshtërues i një ish-Partie politike të lindur nga liria por të pushtuar nga interesat private të djemve kollovarëve, kunetërve,  ish-zyrtarëve zullumqarë dhe sekserëve që në 8 vjet i kanë humbur “me merit dhe me turp” të gjitha përballjet elektorale.

Ndërsa ri-Kryetari me kullaro perëndimore dhe balluke bollshevike, që si i papunë: “bën policin privat për pelegrinazhin e Malit të Tomorrit dhe bodigardin për të mbrojtur studentët nga epshet e Afganëve …”, me këto 2 akte poshtëruese ndaj ish-PD, skaliti një rekord të papërgjegshmërisë cinike duke varrosur shpresat e demokratëve për rotacionin e  pushtetit edhe pas 2025 !

Si e tillë, kjo përqasje ndaj humbjes 8 vjeçare, do të inventarizohet si Turpi, i Turpit, të Turpit të historisë së pluralizmit në Shqipëri, Mal i Zi, B&H, Kosovë, MV, Kazakistan dhe jo vetëm !

Së treti, turpi dhe marrja nuk kanë të sosur!

Dhe çuditërisht, pabesisht dhe paturpësisht, riKryetari ligjëron, ndërsa mjerisht, “stafi afërt humbës, ushtria e ofiqarëve dhe kamikazëve të marrosur”, brohorasin: “përpara për humbje të reja me në krye Kryetarin 8 vjet humbës, të papërgjegjshëm dhe cinik njëherësh”!

Fali o zot se nuk dinë çfarë bëjnë!

Së fundmi, thënë sa më sipër: “Fajin e ka jo vetëm kushdo që e ka bekuar, votuar dhe duartrokitur por edhe ata/ato që vijojnë të heshtin për këtë udhëkryq kritik të ish-PD”!

Me keqardhje por në paqe me veten për ç’ka kam kontribuar në mbrojtjen e interesave (PD është padyshim e tillë) si dhe vlerave demokratike të Shqipërisë si gjithë Europa:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159602905764396&id=609059395&sfnsn=mo

*Gjeneral Piro Ahmetaj, ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në PD