MENU
klinika

Teatri Kombëtar i Operas e Baletit i rikonstruktuar/ Edi Rama nxjerr pamjet

“Më 15 shtator në skenë do ngjiten artistë që kapën majat e botës”

12.09.2021 - 09:55

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baltetit, i cili është rikonstruktuar.

Në një postim në “Facebook” kreu i qeverisë shprehet se pret me padurim ngritjen e perdes së skenës së këtij teatri, i cili më 15 shtator do të mbajë shfaqjen e tij të parë pas rikonstruksionit.

Raama thotë se në 15 shtator në skenë do të ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur majat e botës, por edhe artistë të huaj të atyre majave të botës. Në videon e publikuar nga Rama bëhet me dije pjesëmarrja e Plácido Domingos dhe Ermonela Jahos në ceremoninë inauguruese.

MESAZHI I RAMËS

MIRËMËNGJES ⁠
dhe me padurimin e ngritjes së perdes së skenës së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas e Baletit, ku në mbrëmjen e 15 shtatorit do të ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur majat e botës, por edhe artistë të huaj të atyre majave të botës, ju uroj të diel të mbarë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ishte shteg lluce e gropash"

Gati një tjetër rrugë, Rama nxjerr fotot

"Një destinacion spektakolar për t’u vizituar"

Rama nxjerr pamjet me dron të ishullit të Shurdhahut