MENU
klinika

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e sotme

“Më shumë kohë për të folur në Kuvend”, aleatët ndahen nga Basha

08.09.2021 - 13:56

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë ditën e sotme një takim me aleatët e zgjedhjeve të 25 prillit.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 18:00 në selinë blu, me qëllim diskutimin për formimin e Grupit Parlamentar me Partinë Demokratike. Por nuk përjashtohet mundësia që ata të formojnë një Grup Parlamentar më vete.

Burime për media bëjnë me dije që pritet që aleatët e Lulzim Bashës të ndahen nga PD, kjo për të pasur më shumë kohë në dispozicion për tu dëgjuar zëri i tyre në Kuvend.

“Nëse unë rri në grupin e PD-së, vendosem i 55-ti, a ku di unë kur bie radhë për të folur. Ndërkohë që kam drejtë të folur më shumë. Për të pasur më shumë hapësira. Për të kontribuar. Për të mos qenë të gjithë me një zë. Ne po mundohemi. Nuk ia kemi mbërritur deri më tani. Tani kemi parë kafen e parë për herë të parë. Do kalojë java e parë dhe do gjejmë një rrugë të përbashkët. PD duhet të ketë një strategji tjetër. Që t’i përfshijë të gjitha forcat”, tha kreu i LZHK, Dashamir Shehi për “A shoë”.

Do të duhen të paktën 7 mandate për të formuat Grupin Parlamentat.