Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar sot Tiranën. Pas pritjes nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, Merkel ka vijuar me takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Kancelarja gjermane ndodhet në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit.
Takimi ka nisur në orën 12:00 në në Tirana Buisnes Center, në zonën e Rinasit. Ndërkohë kanë falë edhe pamjet e para. Në një fotografi, ku liderët kanë pozuar, në qendër të saj shfaqet Merkel dhe në dy anët e saj janë kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev.
Një ditë më parë Merkel ishte në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Kjo është vizita e saj e fundit në Ballkan, ndërkohë që pas disa ditësh dorëzon detyrën si kancelare.