MENU
klinika

E ndërprerë nga dhuna

Merret vendimi për ndeshjen Nice-Marseille

13.09.2021 - 16:53

Ligue de Football Professionel ka caktuar datën për rikuperimin e Nice-Marseille, një ndeshje e luajtur 22 gushtin e kaluar dhe e ndërprerë në minutën e 74-të për shkak të pushtimit të fushës nga tifozët vendas.

Një situatë që bëri që OGC të pësonte një penalitet në renditje dhe të duhej të luante tri ndeshje me dyer të mbyllura, njëra prej tyre kundër Marseille.

Do të luhet të mërkurën më 27 tetor në orën 21:00, mbetet të përcaktohet në cilin stadium, duke pasur parasysh se Disiplina ka vendosur që ndeshjen ta përsëris në një fushë neutrale…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN