MENU
klinika

Pasi i shënoi Cityt

Messi vendosi tre rekorde me golin e tij

29.09.2021 - 11:16

Shtatë gola kundër Manchester City në Champions, më shumë se çdo lojtar tjetër, duke u konfirmuar vrasësi kryesor i kampionëve të Anglisë. Shtatë golat edhe kundër ekipeve të drejtuara nga Pep Guardiola (2 kundër Bayern Munchen dhe pesë kundër Cityt), më shumë se çdo lojtar tjetër.

Lionel Mesi ka shënuar 27 gola në 35 ndeshje kundër ekipeve angleze në Champions, 15 më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë kompeticion. Janë vetëm disa nga rekordet që sulmuesi argjentinas vendosi me rrjetën e tij të parë me fanellën e PSG-së, mbrëmë në “Parc des Princes” dhe ai është shumë i lumtur që më fund arriti të zhbllokohet.

“Ishte shumë e rëndësishme për ne që të fitonim pas barazimit në javën e parë kundër Clube Brugge. Jam shumë i lumtur që shënova”, – deklaroi argjentinasi për mikrofonat e televizionit francez “Canal +” pas ndeshjes. 34-vjeçari i shpjegon kështu vështirësitë për të mbërritur te ky moment:

“Nuk kam qenë në gjendje që të luaj kohët e fundit dhe kjo ishte vetëm ndeshja ime e dytë në këtë stadium. Po ambientohem me skuadrën time të re. Sa më shumë ne sulmuesit të luajmë së bashku (bashkë me Neymarin dhe Mbappe), aq më e mirë do të bëhet edhe marrëdhënia jonë në fushë. Ne duhet të gjithë të përmirësohemi së bashku dhe vazhdojmë të japim më të mirën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN