MENU
klinika

"Të shohim sa i ndershëm është…"

Mitsotakis e mohoi një javë më parë, Erdogan: Do të takohemi në New York

19.09.2021 - 17:36

Presidenti i Turiqsë, Rexhep Taip Erdogan ka njoftua se do të takohet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në New York të SHBA.

Në fakt, një javë më parë Mitsotakis mohoi që të ketë një takim me Erdogan, por kjo pritet ti lihet kohës.
Erdogan paralajmëron se do të shohë në takim se sa i ndershëm është Mitsotakis.

‘’Ekziston vendimi i EUMED, i cili është një vendim i padëshirueshëm. Ne do të shohim se sa i ndershëm është Mitsotakis në këtë çështje dhe çfarë hapash do të ndërmarrë.’’- tha Erdogan.

Presidenti turk thekson se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për vendim e tij kur të jetë e nevojshme.
“Ne si Turqi do të ndërmarrim hapat e nevojshëm dhe do të marrim vendimet e nevojshme kur të jetë e nevojshme,” tha ai.