Një tjetër variant i Covid-19 që po qarkullon në disa vende ka tërhequr vëmendjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ta studiuar dhe mbajtur nën monitorim.
OBSH tha të martën në buletinin e përjavshëm se ka nisur të monitorojë këtë variant të ri të koronavirusit të njohur si “Mu”, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi në muajin janar.
Ky variant që mban emrin shkencor B.1.621, është klasifikuar si një “variant me interes studimi”, tha organizata.
Që nga zbulimi i tij, ekzistenca e variantit të ri “Mu” është raportuar në vendet e Amerikës së Jugut dhe në Evropë.
OBSH-ja tha se duhen më shumë studime për të ditur më shumë për këtë variant.
Sipas zyrtarëve shëndetësor, ky variant ka mutacione që tregojnë për një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.
Në gjithë globin ka një shqetësim për shfaqjen e varianteve të reja të koronavirusit pasi numri i të infektuarve po shënon rritje për shkak të variantit Delta të koronavirusit i cili është shumë më ngjitës. Numri i të infektuarve po rritet në mesin e personave të pavaksinuar dhe në rajonet ku masat kundër pandemisë janë lehtësuar./Përkthyer nga DW