MENU
klinika

Projekti arkitektonik

Muzeu hebraik në Vlorë, 5 kompani ndërkombëtare në garë

25.09.2021 - 14:41

Ngritja e muzeut hebraik në Vlorë, që do të rrëfejë historinë shqiptaro-hebreje, e që nuk nis gjatë Luftës së Dytë Botërore, kalon në një tjetër fazë tashmë, atë të konkursit ndërkombëtar për projektin arkitektonik.

Ftesës për të marrë pjesë në konkursin e organizuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) dhe Ministria e Kulturës i janë përgjigjur 5 studio, Kimmel Eshkolot Architects, Tel Aviv/Izrael, Merz & Renz GmbH + Co. KG, Berlin/Gjermani, studio Terragni Architetti, Como/Itali, Wandel Lorch Götze Wach GmbH, Frankfurt/Gjermani dhe Winkler + Ruck Architekten, Klagenfurt/Austri.

Ky muze do të jetë një magnet tërheqës jo vetëm për turistët, si pjesë integrale e qendrës historike të qytetit, por mbi të gjitha për të rinjtë. Shpresojmë që studiot pjesëmarrëse në konkurs, të mund të kapin shpirtin dhe domethënien që ky muze ka për shqiptarët dhe hebrenjtë, në një bashkëjetesë shekullore”, deklaroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë një forumi online me përfaqësuesit e 5 kompanive. / KultPlus.com