MENU
klinika

Prej 10 ditësh i intubuar në Infektiv

Ndërron jetë në moshën 65-vjeçare gjyqtari i Korçës

10.09.2021 - 12:38

Humb jetën nga koronavirusi gjyqtari i Korçës, Maksim Qirjazi. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Lorena Kodra.

Sipas informacioneve pas gjendjes së rënduar është transportuar në kryeqytet ku ka qëndruar për 10 ditë i intubuar në spitalin Infektiv, ku edhe ka ndërruar jetë.

Qirjazi humbi jetën nga sëmundja e rëndë që ka pushtuar tërë botën, në moshën 65-vjecare.