04.09.2021 - 08:52
Kumbanorja “Zemra e Krishtit” në Tiranë, pritet të ndërtohet së shpejti. Pas 100 vjetësh, asaj i ka ardhur radha të ndërtohet sipas projektit.
Lajmin e jep kreu i Institutit të Ndërtimit Artan Shkreli, i cili publikon dhe foton e projektit të 100 viteve më parë. “Vetem tani, gati nje shekull me vone, i erdhi radha kumbonares madheshtore te ndertohet”, shkruan ai dhe ndan foton e mëposhtme.
Ai bën me dije se ndërtesa e re do të jetë pothuajse si në këtë foto, me ndonjë element që mund të ndryshojë, por në thelb projekti i Kumbanores do jetë i njëjti. Oborri do të jetë i mbyllur dhe do të aksesohet nga brenda, jo nga jashtë.