MENU
klinika

Analiza e Edy Rejas

“Ndodh që presidenti të pyet se kush luan”

28.09.2021 - 18:07

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja, për “Il Mattino”, ka analalizuar 6 javët e para të Serie A. Ai pranon se kurrë nuk e kishte imagjinuar një Juventus kaq larg kreut sa në këtë sezon.

Napoli – “Është e drejtë që të ketë entuziazëm, të fitosh të jep ndjesi unike. Por duhet të jenë të kujdesshëm, të qëndrojnë me këmbë në tokë, pasi përveç Juventusit të cilin ta takosh në këtë periudhë është një fat i vogël, Napoli nuk ka patur përballë asnjë prej skuadrave të mëdha.

Për shembull që të dielën ndaj Fiorentinës do të jetë interesante të shihet niveli që kanë arritur të kaltrit. Testi kundër vjollcëve do të jetë shumë i rëndësishëm për të kuptuar ku mund të mbërrijë Napoli.

Juventus – Vështirësitë me të cilat po ndeshet Allegri te Juventus më kanë bërë përshtypje. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë kaq larg vendit të parë. Dhe 10 pikë janë shumë. Mendoj se do të jetë e komplikuar të rikthehet në lojë për titullin.

Të tjerat – “Ndaj Interit kam parë Atalantën e Gasperinit që njoh. Po kthehet te nivelet e të kaluarës. Organika që kanë në dispozicion Pioli te Milani dhe Inzaghi tek Inter janë e nivelit më të lartë. Projekti i Sarrit po bën hapat e parë. Derbi të jep një shtysë unike. Por Roma humbi vetëm për disa episode”, – tha Reja në analizën e tij.

Ndërkohë, duke folur për mënyrën e drejtimit të Spaletit te Napoli dhe raportin e tij me presidentin De Laurentis, Reja tregoi edhe eksperiencat personale:

“Të shkosh mirë me Aurelio De Laurentiis nuk është e komplikuar, mjafton të jesh i sinqertë, besnik, i qartë, të thuash gjërat që duhen thënë edhe me ashpërsi. Luciano Spalletti ka një karakter të duhur për një raport që mund të zgjatë me presidentin, i cili i vlerëson personat e drejtë.

Shumë shpesh unë dhe ai i kemi thënë gjëra edhe të rënda me sinqeritet njëri-tjetrit, por gjithçka mbyllej aty. Ndodh edhe që presidenti, i cili është edhe shefi, të thërrasë e të të pyesë se kush luan dhe kush jo. I takon trajnerit pastaj që të motivojë zgjedhjet e tij”, – theksoi Reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN