Bashkia Patos ka shpallur 2 tendera për “investimin” në qytet. Tenderi i parë ka një fond 34 milionë lekë dhe do të shkojë për rikonstruksionin e segmentit Hekuran Melova, degëzim i rrugës “Late Bregu”.
“Objekti që kërkojmë të investojmë është pjesë e lagjes Dukas që shtrihet mbi kodrat në pjesën lindore të qytetit të Patosit. Qëllimi i projektit është rikonstruksioni i rrugëve të kësaj lagjeje, sistemimi i ujërave të bardha dhe të zeza në këtë segment dhe lidhja e tyre me kolektorët kryesorë të shkarkimit. Ndërtimi i trotuareve dhe ndriçimi i këtij segmenti rrugor, krijimi i kushteve më të mira te jetesës për banorët e kësaj lagjeje.” shkruhet në detajet e projektit të parë. Këto punime, sipas të dhënave, do të kryhen brenda një afati kohor 3 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Ndërkaq, tenderi i dytë i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, shkon për blerje bazë materiale, për ndriçime rrugore. Tender ky, me një fond 4.1 milionë lekë.