MENU
klinika

Gjenerali!

Në ankand, kapela e lavdisë

17.09.2021 - 20:08

        Në forma të ndryshme, kapelat e Napoleon Bonapartit vërtiten sa në muze në shtëpitë e ankandit.

Me rastin e 200-vjetorit të vdekjes, në njërën prej kapelave në qarkullim, që i atribuohej atij, u gjet ADN-ja e perandorit.

Sipas raporteve nga disa media ndërkombëtare, objekti përfundoi rastësisht në shtëpinë e ankandeve ”Bonhams”, nga ku autoritetet e vendosën në një ekspozitë në ambientet në Hong-Kong, para se ta zhvendosnin në Paris e më pas në Londër, ku edhe do të ketë ankandin më 27 tetor.

Pronari aktual e gjeti atë në një shtëpi të vogël ankandesh në Gjermani, pa e ditur në fillim, se mund t’i përkiste Napoleonit.

Më vonë, disa prej detajeve e intriguan dhe ai filloi të hetojë, derisa objekti iu nënshtrua testeve më specifike dhe më të sakta në dispozicion.

Veçantia e rrugës që ka përshkuar ky objekt, është e ndryshme nga origjina e kapelave të tjera të Napoleonit në qarkullim, dhuruar nga familje fisnike të lidhura me perandorin ose nga ushtarë që i kishin mbledhur në fushën e betejës.

Për momentin, kapela vlerësohet midis 100 mijë dhe 150 mijë paundësh. Të tjera si kjo, në ankand kanë arritur deri në 1 milion stërlina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse gjithë ai interesim i madh për Shqipërinë?

A i vlerësonte Napoleoni shqiptarët?