Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë i dha të drejtë Nedim Bajramit të aktivizohej me Kombëtaren shqiptare dhe u mendua se ai do të ishte gati që për ndeshjen ndaj Polonisë më 2 shtator në Varshavë.
Por mesfushori shqiptar nuk do të jetë i gatshëm për Shqipërinë kundër Polonisë. Bajrami nuk arriti të sigurojë lejen në kohë nga Empoli. Megjithatë, nuk ka vend për më tepër frikë sa u përket ndeshjeve të mbetura të shtatorit.
Empoli ka zyrtarizuar me njoftimin në rrjetet sociale se Bajrami do të jetë gati për Kombëtaren tonë në dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos, duke përforcuar më tepër organikën e Rejës.
🇦🇱 Nedim Bajrami è stato convocato dalla nazionale albanese per le sfide di qualificazione ai Mondiali 2022: il centrocampista azzurro si unirà al gruppo per le gare con Ungheria 🇭🇺 (5 settembre alle 18.00 a Elbasan) e San Marino 🇸🇲 (8 settembre, sempre a Elbasan alle 20.45) pic.twitter.com/vj3wxDPcRs
— Empoli Fc Official (@EmpoliCalcio) September 1, 2021