Reperi Lil Nas X i habiti të gjithë kur publikoi disa foto të tij me barkun e rrumbullakosur. Ai i përdori për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve për publikimin e albumit të tij të ri dhe zbuloi se “Montero”, do të publikohej në 17 shtator.
Megjithatë, pritjes i ka ardhur fundi, sepse reperi ka publikuar sot albumin e tij, sigurisht duke vazhduar me idenë e “bebit”. Ai ka publikuar foto e video nga salla e lindjes, dhe krahas njërës prej tyre ka shkruar “Montero erdhi”, referuar albumit.
Kjo është pa dyshim një nga mënyrat më të guximshme, e njëkohësisht kreative, për të promovuar një projekt të ri.
Reperi ka treguar për “People” se “frymëzimin” për këto foto e mori fillimisht nga një varg i Megan Thee Stallion në këngën e saj të re “Dolla Sign Slime”.
/News31