MENU
klinika

E-albania nuk funksionoi

Nisja e shkollave/ Në Vlorë numër i ulët i nxënësve në klasat e para

27.09.2021 - 13:46

Në nisje të vitit të ri akademik 2021-2022 për shkollat e bashkive të qarkut Vlorë, në zyrën arsimore të bashkive Vlorë-Himarë numërohen 13 555 nxënës në total, ku 1007 prej tyre janë nxënës të klasave të para. Shkolla publike numërohen 43, ndërsa private 11.

Për zyrën arsimore Selenicë janë: 1376 fëmijë në total.

-340 kopshti

-111 klasa e pare

– 97 klasa e 10 ,

Në Selenicë janë 14 shkolla qendër edhe 10 shkolla vartëse.

Në një dalje për mediat situata detajohet nga kreu i zyrës vendore të bashkisë Vlorë, Alma Bakiu. Viti i ri arsimor ka sjellë tkurrje të ndjeshme të nxënësve që regjistrohen për herë të parë.

E-Albania nuk funksionoi. Nxënësit e gjimnazeve janë orientuar drejt një gjimnazi të vetëm. Ndërkohë që shkollat e tjera rrezikojnë mbylljen. Vetëm një gjimnaz ka 11 paralele me mbi 30 nxënës në klasë. Shkollat e tjera rrezikojnë mbylljen.

Në lidhje me këtë çështje drejtorja e Zyrës Arsimore Vlorë e justifikon se kjo është zgjedhje e nxënësve, për shkollën më të mirë.

Po kështu Vlora paraqet edhe probleme infrastrukturore me disa shkolla. Sa i takon shkollave të mbyllura, këtë vit në Vlorë është mbyllur vetëm shkolla e Oshtimës dhe fëmijët kanë kaluar në fshatin pranë Panaja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prindër dhe mësues refuzojnë shkrirjen e klasave

Viti i ri shkollor nis me protesta në Shkodër


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë