Korespondentja e Panorama bën me dije se 23-vjeçarja, nënë e një vajze të mitur, 3 vjeçare, ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.
Gjykata e Fierit kishte bërë zgjidhjen e martesës mes çfitit dhe kishte lëshuar urdhër mbrojtje për Sabrinën nga data 14.10.2020, deri ne datën 14.10.2021.
Mësohet se zgjidhjen e martesës dhe urdhërin e mbrojtjes e ka dhënë gjyqtar Alfred Konomi.
Korrespondentja e Panorama.al raporton se shtetasi Elton Metaj kishte shkuar për t’u sqaruar me ish-gruan e tij Sabrina Benga, në banesën e prindërve të viktimës.
Ditët e fundit ai po i lutej vazhdimisht ish-bashkëshortes që të riktheheshin bashkë, por ajo nuk pranonte.
Mbrëmjen e të premtes ai kishte shkuar për të diskutuar në banesën e ish-vjehrrit. Por duket se debati verbal me ish-gruan ka degjeneruar në fyerje, dhe mandej në përdorimin e armës së zjarrit.
Elton Metaj njihej si një person problematik, dhe i skeduar nga policia.
Para një viti ai kishte kërcënuar familjen e ish-vjehrrit, vepër për të cilën kishte bërë edhe burg.
Një vit më parë, pasi ishte arrestuar nga policia Elton Metaj kishte kërcënuar se do vriste veten. Babai i Eltonit do të shprehej para një viti si i biri vuante nga depresioni.