MENU
klinika

Ambientalisti: Zgjidhja e vetme groposja në dhe

Patos/ Digjet fusha e mbetjeve urbane në Zharrëz!

22.09.2021 - 12:36

 Prej dy ditësh, banorët e Patosit janë nën pushtetin e një tymi të dendur. Një zjarr në një kodër me ullinj ka depërtuar deri në fushën e mbetjeve duke e bërë shumë serioze situatën, kjo pasi shuarja e flakëve duket e pamundur.

Kryetari i Shoqatës për mjedisin në Zharrë, njëherazi ambientalist, Qani Rredhi thotë se e vetja rrugë zgjidhjeje është groposja në dhe e mbeturinave.

“Ne mbrëmë banorët e kanë përjetuar keq, kanë qenë nën pushtetin e një tymi, tymi ka qenë rrafsh me tymin, po punohet për shuarjen e zjarrit, por janë pa rezultat, i bëj thirrje Bashkisë së Patosit që të veprojë si Bashkia e Fierit, që t’i groposë plehrat me dhe se zjarrfikësja është e pamundur, vetëm me izolim me dhe, rrugë tjetër nuk ka. Ne jemi një fshat shumë i ndodur nga gazrat, na duhet dhe një tym, ishte dje kryetarja e Bashkisë, u bë pjesë e shqetësimit”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Fieri përjeton një situatë të tillë si pasojë e zjarreve. Më herët, u përfshinë nga flakët disa vatra në fushën e mbetjeve që “mbytën” qytetin me tym prej 5 ditësh duke shkarkuar një emergjencë mjedisore. Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi tha se nuk më depozitim mbetjesh në fusha, por do të transportohen në incenerator.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier