09.09.2021 - 18:03
Partia Demokratike do të mbledhë këtë të enjte kryesinë e grupit.
Burimet bëjnë me dije se mbledhja është parashikuar të nisë në orën 18:30.
Ky takim, zhvillohet një ditë para seancës së parë plenare të Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Punimet do të nisin të premten e 10 shtatorit, në orën 10:00.