MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Përmbyset Napoli, Roma fiton me Kumbullën

30.09.2021 - 20:47

Përfundon magjia e Napolit. Pas shtatë ndeshjeve pa humbje, me 6 fitore dhe një barazim, të kaltrit janë mposhtur në shtëpi 3-2 nga Spartaku i Moskës, sfidë e vlefshme për grupet e Europa League.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh, të besuarit e Spallettit u përmbysën nga rusët. Ndikoi edhe dalja me të kuq e Mario Rui që në fillimin e pjesës së parë.

Ndërkohë, fiton skuadra tjetër italiane, por për grupet e Conference League. Me Marash Kumbullën titullar, verdhekuqtë fituan 3-0 në Ukrainë me Zorya. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua për 90 minuta dhe mori një karton të verdhë në 80’.