28.09.2021 - 16:02
Forcat e policisë kanë arritur të gjejë Aldi Ramën, 21-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë.
Pas rreth 5 orësh kërkime intensive, policia ka arritur ta lokalizojë të riun në Kune-Vain të Lezhës.
Aktualisht dyshohet se Aldi Rama është gjetur i vetëvrarë.
Aldi Rama qëlloi për vdekje efektivin e policisë 44-vjeçarin, Saimir Hoxha, dyshohet gjatë një kontrolli rutin.